Në gjithë Kosovën

Barnat nga receta, në barnatoren më afër.

Fotografoni recetën, dërgojeni te barnatoret përreth dhe shihni brenda pak minutash kush i ka barnat, me çmim dhe distancë. Pa telefonata, pa vrapime nga një barnatore te tjetra.

Tre hapa, disa minuta

Barnatoret ju përgjigjen ju. Ju thjesht zgjidhni ku të shkoni.

  1. Dërgoni foton ose shkruani barnat

    Fotografoni recetën e mjekut ose kutinë e barit, ose shkruani çfarë ju duhet. Barnatorja e lexon vetë.

  2. Zgjidhni zonën

    Kërkesa shkon te barnatoret e regjistruara përreth. Ju zgjidhni qytetin ose një rreze në kilometra.

  3. Merrni përgjigje shpejt

    Barnatoret ju njoftojnë nëse i kanë barnat, me çmim dhe distancë. Njoftimi ju vjen menjëherë në telefon.

Për pacientët

Mos humbni kohë duke kërkuar

  • Një kërkesë arrin te shumë barnatore njëherësh
  • Krahasoni çmimin dhe largësinë para se të dilni
  • Shihni barnatoret në hartë dhe orarin e tyre
  • Njoftim në telefon sapo vjen përgjigjja
Për barnatoret

Klientë të rinj nga lagjja juaj

  • Kërkesat e zonës suaj në një kuti hyrëse
  • Përgjigjuni me një prekje: e kemi, nuk e kemi, çmimi
  • Profil i verifikuar me adresë, orar dhe telefon
  • Regjistrohuni direkt nga aplikacioni

Receta në dorë? Gjeni barnat sot.

Shkarkojeni Gjej Barnat për iPhone dhe Android.